Isabella Rossellini: “Kur plakeni shëndosheni dhe keni më shumë rrudha, por jeni më të lirë dhe më të lumtur”

“Plakja të bën të lumtur, ju shëndosheni dhe keni më shumë rrudha, por jeni më të lirë”. Kështu është shprehur aktorja Isabella Rossellini. E lindur në 1952, aktorja është vajza e dy legjendave të kinemasë (ylli suedez Ingrid Bergman dhe regjisori italian Roberto Rossellini) dhe ka qenë një ikonë e sharmit dhe elegancës për shumë dekada.

Atyre që e pyesin nëse ajo ka qenë gjithmonë e vetëdijshme për bukurinë e saj, Rossellini përgjigjet: “Jo aq shumë. Kur isha e re isha pak topolake dhe linda me një problem kurrizor”. Në moshën 12 vjeç, aktorja iu nënshtrua një operacioni për skoliozën dhe kaloi dy vitet e ardhshme duke u rikuperuar nga operacioni. Bukuria nuk dukej aq e rëndësishme në atë kohë, aktorja thekson: “Kur isha e sëmurë, lumturia ime ishte të isha në gjendje të ecja”.

Më pas aktorja foli për gjendjen e saj si bijë e artit dhe përballjen me nënën e saj: “A e dini që ajo ka fituar tre çmime Oskar? Unë nuk jam nominuar as për një, por kjo gjë nuk më shqetëson më. Kjo është bukuria e plakjes: gjërat që ju shqetësuan kur ishit të rinj nuk ju shqetësojnë më”.

“Plakja sjell shumë lumturi. Ju bëheni më të shëndoshë dhe me më shumë rrudha, kjo nuk është diçka aq e mirë, por me plakjen vjen liria “, thotë artistja, duke shtuar: “Liri do të thotë të bësh atë që do tani, sepse një ditë do të vdesësh’. Ky është shansi im i fundit. Me moshën, vjen edhe qetësia: Unë kam pasur karrierën që kam pasur, për mirë ose për keq, kam bërë më të mirën time dhe tani vazhdoj të bëj atë që është e rëndësishme për mua”.

“Kam parë miq aktore që janë në depresion për humbjen e bukurisë. Njerëzit nuk i donin më. Dhe edhe unë e kam provuar. Të studiuarit më shpëtoi nga depresioni për humbjen e bukurisë. Ai i dha aq shumë gëzim jetës sime”, shtoi Rossellini

Burimi / https://www.huffingtonpost.it/