Irma dhe Eranda Libohova ngjiten në skenë bashkë për herë të parë bashkë pas disa vitesh

Prej disa javësh, nën moderimin e Eneda Tarifës ka nisur “Këngë Moj”. 11 yje të këngës shqiptare do të jenë pjesë e këtij edicioni të ri të spektaklit ku secili prej artistëve vjen me repertorin e tij më të mirë, superhite të karrierës së tij, por edhe këngë të cilat do të donte t’i kishte në repertorin e tij dhe që i sjell për herë të parë.

Irma Libohova ka qenë mbrëmjen e djeshme protagoniste e “Këngë Moj” ku ka rikthyer këngët me të spikatura nga repertori i saj. Të ftuar special ishin Rati, Gili dhe motra e saj Eranda. Pas mëse 5 vitesh dy motrat u ringjitën sërish në skenë duke sjellë disa duete bashkë.

Pas vitesh heshtje, motrat ikonë të muzikës shqiptare më në fund u shfaqën krah njëra-tjetrës, para pak javëve, kur postuan një video në rrjetet sociale nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe familjarëve të tjerë.

Zërat për hatërmbetje mes motrave nisën pasi ato nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe fotoja e tyre bashkë datonte në vitin 2018. Kur Eranda u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh” në vitin 2021 dhe vendosi ta festojë me miqtë e saj në një festë të organizuar u vu re mungesa e Irmës. E njëjta gjë ndodhi edhe kur festoi ditëlindjen e 53-të dhe Irma nuk u duk gjëkundi.

Por, tani ato kanë lënë gjithçka pas dhe kanë hapur një faqe të re. Se çfarë solli krisjen në raportin e motrave mbetet ende mister.

Claslifestyle