Irini Qirjako tregon si i shpëtoi rrëmbimit në 1997-n: Mu afruan tre djem të sapo dalë nga burgu, njëri kishte faqen e djegur, u tmerrova

Këngëtarja Irini Qirjako ka treguar se si i ka shpëtuar një rrëmbimi në vitin 1997. E ftuar në “D Night”, këngëtarja e muzikës popullore thotë se tre djem i janë afruar dhe i kanë thirrur, por që ajo ishte frikësuar. Qirjako thotë se çfarë e bënte më të tmerrshme situatën ishte fakti që njëri prej djemve kishte një faqe të djegur dhe dukeshin sikur sapo kishin dalë nga burgu.

Pjesë nga biseda:

Irini Qirjako: Më erdhën 3 çuna si duket sa ishin liruar nga burgu apo nuk e di, njëri ishte me faqe të djegur, por dukeshin o Zot qëkur i shikoje dhe njëri ma bëri me shenjë “hajde këtu, hajde këtu”, “Ti do të vish me neve” më thonin mua. Unë isha me burrin dhe me shokun e tij tek kafja dhe pastaj u tmerrova.

Dajana Shabani: Si? Të thonin në sy të burrit hajde këtu?

Irini Qirjako: Po po…ma bënin me shenjë hajde këtu dhe rrinin me duar në bel…1997 ka qenë një tmerr. Shoku i burrit e kishte makinën aty afër, më çuan në aeroport dhe ika direkt për Greqi tek njerëzit e mi.