Intervista e Meghan dhe Harry për Oprah-n pati një numër të “çmendur” audience, pse publiku është kaq kurioz për ta?

Intervista e fundit e Harry-t dhe Meghan me Oprah Winfrey ka qenë një “tërmet kulturor”, teksa është parë “live” nga 17 milioën njerëz siç raporton matësi i audiencës “Nielsen”. Këtë e ka konfirmuar edhe televizioni që e transmetoi, CBS, i cili theksoi se publiku 17 milionësh i përket vetëm SHBA-së, ndërsa intervista e së dielës në mbrëmje u transmetua edhe në disa vende të tjera, kështu që audienca globale ka qenë akoma më e madhe. Për krahasim, audienca e CBS fundjavën e kaluar ishte 6.5 milionë njerëz, ndërsa shifrat nga biseda e Harry-t dhe Meghan me Oprah, ja kanë kaluar edhe atyre që kanë ndjekur çmimet Emmy apo Golden Globes. Këto shifra “të çmendura” audience janë rezultat i 3 faktorëve të kombinuar: kuriozititeti të publikut për ish-çiftin mbretëror, besimit ndaj Oprah-s si intervistuese dhe fuqise së vetë platformës televizive CBS.

Ndërsa audienca e televizionit tradicional është në rënie të vazhdueshme, kjo falë edhe opsioneve që njerëzit kanë tashmë në internet, të paktën sa i përket programeve argëtuese (entertainment), duket se rrjetet televizive kanë ende fuqi për të tërhequr publikun. Gjë që bëhet e mundur falë lajmeve që raportohen në kohë reale, ngjarjeve të rëndësishme që ndodhin, sportit apo specialeve të realizuara mirë si intervista e Princit dhe bashkëshortes së tij.

Për shembull “Super Bowl” është një “ligë” më vete për sa i përket audiencës me më shumë se 100 milionë shikues të sigurtë çdo vit. Ndërkohë po në CBS ka debutuar së fundmi seriali “The Equalizer”, i cili ka një audiencë prej 22 milionë njerëzish. Megjithatë sipas “Thë Hollywood Reporter”, intevista nga Oprah ka pasur publikun më të madh të sezonit, për një ngjarje që nuk ishte sportive.

Ndërkohë matësi i audiencës Nielsen nuk llogarit transmetimet e intervistës të bëra në internet apo me paltformat “streaming”, gjë që do ta rrisnin numrin e publikut akoma më shumë. Vetë CBS nuk ka publikuar shifra, megjithatë ka konfirmuar se kjo ka qenë ngjarja më e parë ndonjëherë “live” pas finales së Super Bowl. Nga ana tjetër publiku ka komplimentuar thuajse unanimisht Oprah për mënyrën si e ka realizuar intervistën, duke mbajtur ende titullin si “mbretëresha televizionit”.

Meghan Markle tha në fund të intervistës se familja e saj pas largimit nga Pallati dhe familja mbretërore, me shpërnguljen në Kaliforni, nuk po mbijeton më, por po jeton ashtu siç duhet. Për ta, në një farë mënyre ky është vetëm fillimi.E në fakt, pikërisht ashtu duket, si fillimi i historisë mes dyshes Harry-Meghan dhe mbretërorëve. ndërsa publiku kurioz për atë që ndodh me monarkët e Britanisë është gjithë “sy e veshë”.