Inteligjenca Artificiale tregon si do të duken fëmijët e Pique dhe Clara Chia-s!

Nga një e panjohur, Clara Chia u kthye papritur në një emër që dominon shtypin botëror rozë si gruaja që ndau Gerard Pique-n dhe Shakirën, Clara Chia Marti prej kohësh është kthyer në emrin që dominon mediat.Që kur lidhja e saj me futbollistin u bë publike e reja spanjolle ka pushtuar titujt në shtyp. Çifti, të cilët duket se po ecin mirë me lidhjen e tyre, tanimë nuk fshihen më nga askush dhe asgjë. Tashmë, në rrjetet sociale përflitet se lidhja e tyre mund të konsolidohet ndjeshëm dhe ata mund të kenë fëmijë së bashku në të ardhmen.

Edhe pse nuk dihet ende nëse çifti synojnë të krijojnë një familje së bashku, media kolumbiane “Pulzo” ka tentuar të shohë se si do të dukeshin fëmijët e tyre duke përdorur Inteligjencën Artificiale. Në një artikull të krijuar me ndihmën e Robby Technology, media tregon pamjet se si do të dukeshin fëmijët e çiftit, djalë apo vajzë.

Nëse fëmija i mundshëm i çiftit do të ishte djalë, ai do të ngjante shumë me të atin. Ai do të kishte sy, hundë dhe buzë të ngjashme me Pique-n, megjithëse do të kishte edhe disa nga tiparet fizike të Clara Chia-s. Në rastin e një vajze, ajo do t’i ngjante shumë më tepër nënës së saj: flokë kafe të hapur-bjonde, vetulla të theksuara. Sigurisht që do të kishte edhe disa tipare të babait.

Bordo