Iliri ndjenja faji ndaj bashkëshortes, por kjo s’ka lidhje me rrëfimin për tradhtinë

Banorët kanë mbi 10 ditë të izoluar dhe pa asnjë kontakt me familjarët, miqtë dhe gjithë njerëzit e dashur.

Malli për ta, dhe dyshimi nëse po i përballojnë siç duhet nevojat e përditshmërisë sa vjen dhe shtohet.

Mëngjesin e sotëm, Iliri i rrëfeu Sabianit se ndihet në faj përballë bashkëshortes së tij pasi i duhet të përballojë të gjithë përgjegjësinë familjare.

“Ndihem në faj! Ajo po punon, po kujdeset për vajzën ndërkoh unë rri gjithë ditën”,– tha ai.

Nga ana tjetër Sabiani e ngushëlloi duke i thënë se gjithçka po shkon mirë dhe se ata me siguri janë krenarë për eksperiencën në të cilën janë përfshirë.

Pak ditë më parë Ilir Shaqiri tregoi brenda shtëpisë së Big Brother se disa vite më parë e ka tradhtuar gruan e tij, një aventurë prej së cilës rrezikoi të humbiste gjërat më të rëndësishme të jetës së tij./revistawho.com