Iliri, Donaldi, Bora e Trixa “së bashku” në Shkodër, protestojnë për çmimin e naftës

Shkodra njihet për idetë e saj në lidhje me protestat. Gjithmonë origjinalë me mënyrën si i trajtojnë gjërat dhe diçka të tillë e kanë bërë dhe sot.

Sot do të mbahet protestë në Shkodër për rritjen e çmimit të naftës. Shkodranët bllokuan dje për pak minutat urën e Bahçallekut duke qenë të parët që ngritën zërin për çmimin e naftës.

Një poster shumë origjinal është shpërndarë sot në rrjetet sociale, për të nxituar sa më shumë njerëz për të marrë pjesë. “Sot në orën 17:00 te sheshi.

“Do të jemi afër bashkisë Shkodër, kemi vipat, për rininë që ka dëshirë me na u bashku. Ju prresim, të protestojmë për rritjen e çmimeve!”.

Fotoja ka bashkuar Ilirin, Borën, Donaldin dhe Beatrix. Personazhet kryesorë të këtij Big Brother si për të treguar situatën se për çfarë ngrihen të rinjtë.

Shpresojmë që Shkodra të ketë masavitet dhe të marrin pjesë shumë persona në mënyrë që qeveria të reflektojë për ngritjen e pajustifikueshme të çmimit të ushqimeve.