Ilda Bejleri tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur

Ilda Bejleri ka konfirmuar sot shtatzëninë. Thashethemet se moderatorja do të bëhet nënë nisën që në muajin maj.

Gjatë kësaj kohe Ilda herë pas here i pohonte lajmet me deklaratat e saj, por vetëm sot ajo e ka konfirmuar pritjen e ëmbël. Moderatorja ka ripostuar një foto të publikuar nga një mikeshë e saj ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Ilda ka preferuar të mos zbulojë më shumë edhe pse të gjithë jemi kuriozë për gjininë e bebit, por me siguri pas këtij hapi, do të vijnë edhe detajet e tjera. I urojmë Ildës shtatzëni të mbarë!