‘Iknim e vinim shpesh për të ruajtur Green Card’, këngëtari Vedat Ademi tregon jetën e tij në SHBA

Në një lidhje me anë të Skype në emisionin ‘Rudina’, Ademi ka folur rreth largimit të tij në SHBA.

Këngëtari i njohur i baladave, Vedat Ademi tashmë prej vitesh është vendosur me familjen e tij në SHBA, duke i munguar publikut shqiptar.

Por së fundmi ai është rikthyer me projektin e ri të titulluar ‘Kënga jonë’.

Në një lidhje me anë të Skype në emisionin ‘Rudina’, Ademi ka folur rreth largimit të tij në SHBA.

”Vendimi ishte familjar, unë kam që në 2010 që vij në Amerikë për të ruajtur Greencard, por me fëmijët më pas u bë më e vështirë për të ndërmarrë udhëtime të gjata’– u shpreh ai.

‘Menduam të vinim të provonim edhe mundësitë tona këtej, sigurisht edhe për t’u pajisur me pasaportë. Pishman nuk jam bërë sepse njeriu sfidon gjithmonë veten me gjëra të reja edhe besoj se gjithçka në jetë na shërben si eksperiencë. Kemi qenë mirë, kemi gjetur shoqëri të mirë, bashkëshortja ka pasur mundësinë të ushtrojë profesionin e vetë me punë dhe pozita shumë të mira nëpër kompani dhe koorporata më të mëdhaja në Amerikë. Por jemi prapë me idenë për t’u kthyer, duke qenë se investimi ndër vite është bërë për muzikën. Neve na mungon familja, shoqëria, kështu që nuk është jashtë mundësisë të kthehemi pasi të pajisemi me pasaporta. ‘– përfundoi këngëtari.

Pjesë nga intervista:

(d.a/dosja.al)