“Ikja ime s’është si mund ta mendoni!”, Azemi i “Për’puthen” flet për largimin nga programi pas daljeve me Tolën, Ritvanën dhe Rrushen

Me anë të një statusi në Instagram, Azem Halimi, djali nga lugina e Preshevës, bëri të ditur për ndjekësit që nuk është më pjesë e Për’puthen.

Duke treguar mirënjohje për këtë rrugëtim të veçantë, ndryshe nga shumë personazhë, ai i ka ndarë punët mirë me produksionin. Por mesa duket bota e televizionit i ka pëlqyer dhe Azemi mendon të jetë pjesë e saj. Me anë të postimeve të fundit kemi kuptuar që ai po përgatit diçka, që ka të bëjë më kamerat dhe fotografitë.

Por se çfarë konkretisht mbetet për tu parë në vazhdim. Kujtojmë që në Për’puthen ai zhvilloi takime me Tolën, Ritvanën dhe Rrushen, por që me asnjërën nuk arriti të dalë i përputhur. Gjithashtu ai u dallua për qetësinë, edukatën dhe krijimin e marrëdhënieve miqësore pothuajse me të gjithë konkurrentët.

Ardhja e tij në emision ishte e veçantë për faktin se vinte nga një vend që mbeti jashtë kufirit të territorit të Kosovës, siç është Presheva. Prej vitesh jetonte në Gjermani dhe mbase projektet në vazhdim lidhen mes dy vendeve.