Idris Elba rrëfen të vërtetën: Nuk doja të martohesha për herë të tretë

Në prill të këtij viti aktori i mirënjohur, Idris Elba vendosi të martohej për herë të tretë. Në fakt kjo martesë duket se nuk ka qenë brenda dëshirave të tij, por dashuria për Sabrina Dhowre e shtyu drejt këtij vendimi. Në intervistën e tij së bashku me partneren për “British Vogue”, Idris është shprehur: “Ju e dini jam 47 vjeç, kam qenë i martuar dhe e kam jetuar jetën plotësisht përpara se të njihja Sabrinan. Nuk ishte diçka që unë doja ta bëja, të martohesha sërish. Por…”.

Ai ka shtuar se ata janë dashuruar me shikim të parë dhe se nuk janë ndarë për asnjë moment nga njëri-tjetri që kur janë njohur. Fituesi i “Golden Globe” për herë të parë është martuar me Hanne “Kim” Norgaard në vitin 1993 dhe u nda në 2003-in. Më pas ai u martua me Sonia Nicole Hamlin, marrëdhënia me të cilën nuk zgjati shumë. Aktori ka dy fëmijë, vajzën Isan që ka ardhur në jetë nga lidhja e tij me Norgaard dhe një djalë 5 vjeç me ish-të dashurën Naiyana Garth, shkruan Who.