I vihet flaka një makine në Tiranë, dyshohet për shkak të një vajze

Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në Allias të Tiranës.

Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme për shkaqe xhelozie. Burime për media bëjnë me dije se pronari i automjetit dyshohet se i ka marrë të dashurën autorit të dyshuar dy ditë më parë.

Nga zjarri fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj zjarrëvënie dhe identifikimin e autorit.