I tha ‘jo’ Beatit dhe preferoi Bledin, Nita zbulon pse ndërroi dhëndrin në dasmën e saj në BBV!

Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio. Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Por veç debateve, ka patur edhe raporte të afërta mes banorëve, ku më i komentuari ditët e fundit, ka qenë ai mes Nitës dhe Bledit. Por pse zgjodhi Nita ta ndërrojë dhëndrin, duke i thënë ‘jo’ Beatit për të zgjedhur Bledin?!

Në mendjen e Nitës disa gjëra janë shumë të thjeshta. Ideja fillimisht ishte që dasma, atë ditë nuk isha shumë në terezi dhe nuk kisha shumë fokus. Doja ta vendosja vetë dhëndrin, mendova mos ia impono askujt të jetë krah teje. Fillova të ndjej një përgjegjësi shumë të madhe, pavarësia, të gjithë kosovarët… Duhej të kisha një person në krah që ndihem mirë, një person të afërt. Me Beatin e kishim te Dita e Shën Valentinit, ai është një djalë i jashtëzakonshëm, por nuk kemi patur afërsinë e duhur, që unë ta shijoja dasmën. Doja të kisha dikë për të dhënë një energji sa më të mirë.

Top Albania Radio