“I preka pak të pasmet por…”- Getinjo flet për videon që bëri bujë. Rrëfen edhe lidhjen me Kejvina Kthjellën

Getinjo para pak kohësh u përfol për një lidhje me ish velinën Kejvina Kthella. Gjithçka nisi pas një komenti që reperi bënte në foton e saj ku e komplimentonte dhe e krahasonte me Marilyn Monroe.

Menjëherë u aludua për një romancë mes tyre, por Getinjo e ka mohuar duke u shprehur se s’ka asgjë mes tyre.

Madje ai rrëfen se është single.

Get-2

“Nuk jam në lidhje me asnjë femër. As me fytyra publike,. Jam tip që lë komente, i ngacmoj nga pak por jo me kuptimin e keq. Kam qejf, kur shoh diçka të mirë e shpreh. Lë një koment që ke dalë shumë mirë. Nuk shkruajmë fshehurazi. I them në sy të gjithëve nuk e kam problem, kur më pëlqen diçka. Por lidhje skam me askënd,”– tha Getinjo i ftuar në Prive.

Get-3

Ndërsa sqaroi edhe të vërtetën e videos që u bë virale në media, ku Getinjo shihet duke prekur të pasmet e modeles Serena Sula në një klub.

Reperi tha se ai po përpiqej të ngjitej në skenë por 18-vjeçarja i kishte bllokuar rrugën ndaj e preku në të pasmet për ti kërkuar që të largohej.

“U bë e madhe, e tepër. Ishim në klab. Unë isha në skenë dhe ndërsa kalova sepse nuk kisha rrugë tjetër ku të kaloja, më doli para një femër dhe i thashë largohu pak e i preka pak prapanicën. Por nuk e kam prek për keq, nëse dua ta prek e prek edhe kur këndoj. Nuk është problem për mua sepse jam single. Nuk është ashtu siç u publikua sepse nuk e njoh atë vajzë lozonjare,”- tregoi ai.