I mori jetën vëllait dhe kunatës, Arseni edhe me grua edhe me dashnore! Ka 7 fëmijë

Pas ngjarjes së dy ditëve më parë në Tiranë, ku Arsen Muskurti iu mori jetën vellait dhe kunatës së tij, Dritan dhe Nora Muskurtin, gruaja e autoritet me gjashtë fëmijë dhe e dashura me një fëmijë kanë kërkuar urdhër mbrojtje në Gjykatë.

Ndërkohë, Gjykata mësohet se ka refuzuar kërkesën e tyre pasi nuk ka të dhëna të mundshme për kërc.ënim.Menjhëherë pas krimit, ata u strehuan në një qendër sociale pasi kishin frikë për jetën e tyre.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 30 gusht në Rrugën e Kavajës në Tiranë në ambientet e biznesit të çiftit, në orët e pasdites kur ata ishin në zyrë.

Dy vëllezërit kishin hapur një agjenci udhëtimesh dhe çonin besimtarët myslimanë në vendin e shenjtë, në Mekë, por kjo gjë duket se iu ka sjellë probleme.

Prej kohësh ata nuk kanë pasur një raport të mirë mes tyre, gjë që konfirmohet edhe nga fqinjët dhe të afërmit e tyre, por edhe nga policia, ku palët kanë bërë akuza ndaj njëri-tjetrit herë pas here.

Gjithasht mësohet se autroi i ngjarjes ka pasur probleme financiare kohët e fundit dhe me vendim gjyakte ai duhej ti paguante një borxh prej 170 milionë lekë të vjetra të vëllait.