I mbuluar nga grimi për të fshehur shenjat e SIDA-s; kjo ishte dalja e fundit publike e Freddie Mercury!

Ceremonia e 11-të ‘Brit Awards’ u mbajt më 18 shkurt 1990. Pika kryesore e natës ishte kur grupi legjendar ‘Queen’ u nderua me një çmim prestigjioz, për kontributin e jashtëm në muzikën britanike.

Mjerisht, pjesa më e madhe e publikut nuk mund ta kuptonin, që kjo do të ishte dalja e fundit zyrtare publike i solisti i Queen, Freddie Mercury. Shumica e njerëzve të pranishëm nuk dinin asgjë për situatën e rëndë shëndetësore në të cilën gjendjej legjendari Mercury. Privatisht anëtarët e grupit ishin në dijeni të situatës, por nuk ishte e ditur publiku në atë kohë. Fredi u shfaq në skenë me grim të rëndë për të fshehur gjurmët e gjendjes së tij me SIDA në atë kohë.

Kitaristi i grupit ‘Queen’ Brian May madje deklaroi asokohe se ata nuk e dinin se sa i sëmurë ishte Freddie për shumë vite. Ai tha:

“Ne nuk e dinim në fakt se çfarë ishte e gabuar për një kohë shumë të gjatë. Ne kurrë nuk folëm për të dhe ishte një lloj ligji i pashkruar që të mos pyesnim, sepse Fredi nuk donte. Ai thjesht na tha se nuk ishte gati të bënte turne. Gradualisht, mendoj se në vitin e fundit u bë e qartë se cili ishte problemi. Nuk e dinim asgjë me siguri.”

Sekreti duhej mbajtur sepse ai ende shpresonte se mund të kishte ende një lloj kure ose ilaçet që po merrte për këtë sëmundje do ta ndihmonin ta kalonte atë.

Gjatë pranimit të çmimit “Kontributi i jashtëzakonshëm në muzikën britanike”, Freddie Mercury ishte i pranishëm aty dhe qëndroi i qetë. Brain May foli në emër të grupit atë natë. Do të ishte paraqitja e fundit publike e Freddie-t dhe ai u përkul në mikrofon dhe tha vetëm kaq: “Faleminderit … natën e mirë.”

Ndërsa rrethanat e gjendjes shëndetësore nuk ishin publike, kishte zëra për shëndetin e Freddie që në vitin 1986. Madje edhe revista dhe tabloidë si ‘The Sun’ pohuan se ai kishte rezultuar pozitiv për HIV/AIDS. Por, këtë vetë artisti legjendar e ka mbajtur të fshehtë deri më 22 nëntor 1991, dhe një ditë më pas ai ndërroi jetë në moshën 45 vjeçare.