I kemi parë rrallë bashkë, Renee dhe Tian fotografohen duke luajtur pranë Patrisit dhe Robertit

Vajza e Norës e Robertit, Renee dhe djali i Tunës me Patrisin, Tian janë dy nga vogëlushët më të famshëm të showbiz-it. Lidhja e tyre e gjakut ka bërë që të shumtë të jenë fansat e çifteve që duan t’i shohin bashkë vogëlushët, por ata kanë munguar edhe në festat e njëri-tjetrit. Shkak mendohet të jetë marrëdhënia e tensionuar mes dy këngëtareve, Nora dhe Tuna. Megjithatë duket se larg syrit të publikut, vogëlushët takohen dhe shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Për këtë kujdesen baballarët, Roberti dhe Patrisi të cilët në kohën e tyre të lirë bëhen bashkë me fëmijët.

Prive.al ka arritur të sigurojë një fotografi ku shfaqen Roberti, Patrisi, Tiani dhe Renée teksa shijojnë një pasdite fundjave në një nga qendrat tregtare të Prishtinës.