“I kam prindërit të divocuar”/ Enxhi Nasufi në një rrëfim ndryshe: Më duket sikur tani i kam të dy bashkë…

Gjatë mbrëmjes së djeshme në spektaklin e kërcimit “DWTS”, një nga konkurrentet, Enxhi Nasufi erdhi me një rrëfim ndryshe.

Ajo shprehu se si kjo eksperiencë e re i ka ndryshuar një pjesë të jetës së saj, ku edhe pse prindërit i ka të divorcuar, për herë të parë ajo ndihet sikur janë bashkë.

“Unë mendoj që “DWTS” na ka dhënë diçka shumë interesante si familje, sepse ne jemi një familje përtej faktit se unë i kam prindërit e divorcuar.

Mami flet për dancing, babi merr në telefon dhe flet për dancing, dhe mua më duket sikur për herë të parë pas shumë vitesh, sikur i kam të dy bashkë, njëkohësisht, gjë që nuk ka ndodhur më përpara”.

Ora News