I hapin profil të rremë dhe mashtrojnë në emër të tij, Ardit Gjebrea reagon ashpër dhe sqaron ndjekësit në rrjete sociale

Gazetari dhe producenti i njohur, Ardit Gjebrea, është “detyruar” të sqarojë ndjekësit në rrjete sociale për një mashtrim që dikush ka bërë në emrin e tij.

Persona të paidentifikuar ende, kanë përdorur emrin e tij për qëllime personale. Nëpërmjet një postimi në Insastory, Gjebrea shkroi se këtë sqarim po e bën edhe sepse ia kërkuan familjarët e tij.

“Fallco! Një i çmendur hedh një gur në lumë dhe mua më duhet të reagoj. Por meqë ma kërkuan familjarët e mi po e bëj. E vetmja faqe në ‘Instagram’ e imja është kjo këtu dhe në ‘Facebook’ është ajo e cila është verifikuar.

Se çfarë bëjnë të tjerët, nuk është problemi im. Sidoqoftë tani me këtë çështje po merren organet kompetente.

Kujdes! Mos jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në ‘Facebook’ ose ‘Instagram’.

Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt. Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar,”- përfundoi moderatori.

Diçka e tillë i ndodhi edhe Rudina Magjistarit ditën e djeshme, e cila, edhe ajo bëri një sqarim për të gjithë ndjekësit duke i njoftuar se janë faqe të rreme, të hapura për të përfituar para.