I doni pantallonat si të Lorit? Shastisuni me çmimin tani

Pyetja më e zakonshme ne ‘Instagram’ është “ku e ke blerë filan gjë”, pas “asaj se sa kushton”. Mesa duket Lori Hoxha duhet të ketë marrë shumë pyetje të tilla përpara se ajo të vendosë të publikojë link se ku i ka blerë pantallonat e saj të lëkurës. Pa shumë komente, Lori ua ka bërë qejfin të gjithëve duke u thënë “meqë i donit, ja dhe unë e vura link”. Po ta klikosh shkon sigurisht aty ku mund t’i blesh, as më shumë e as më pak sesa 910 euro.

Ndaj të dashura goca, nëse nuk keni jetë pak a shumë si të Lorit, tek faqja e saj bëni mirë të frymëzoheni përpara se të shkoni në dyqanet popullore për të gjetur diçka të ngjashme. Lori vesh vetë shumë herë dhe Zara, ndaj forca: stili ka rëndësi, nuk ia vlen të pyesim për çdo gjë “ku e ke blerë” se mund të mbetemi pa frymë./revistawho.com