I dha fund luftës së ftohtë/ Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Mikhail Gorbaçov

Mikhail Gorbaçov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tij ndërroi jetë në Moskë në moshën 91-vjeçare. Ai vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.

Ai shërbeu si sekretari i fundit i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (1985–1991) si dhe presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik (1990–1991).

Megjithatë ai mbështeti reformat demokratike. Ai miratoi politikat e glasnostit (lirisë së fjalës) dhe nxiti çmilitarizimin në Evropën Lindore. Politikat e Gorbaçovit përfundimisht çuan në rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1990-91.

FILE – Mikhail Gorbachev, eighth and final leader of the Soviet Union, closes his resignation speech on the table after delivering it on Soviet television in the Kremlin, Moscow, Wednesday, Dec. 25, 1991. It was a momentous event that ended an era 30 years ago – Soviet President Mikhail Gorbachev’s resignation drawing a line under the USSR’s existence. The AP Moscow photo chief, Liu Heung Shing, was the only foreign photographer who captured the final moments of the Soviet Union on Dec. 25, 1991. (AP Photo/Liu Heung Shing, File)

Ai luajti një rol kyç në përfundimin e dominimit të Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore në Evropën Lindore. Ai ndihmoi në rrëzimin e Perdes së Hekurt, që ndante shtetet komuniste lindore dhe shtetet jo komuniste perëndimore.

Në çështjet e jashtme, Gorbaçovi kultivoi marrëdhënie më miqësore me shtetet jo komuniste, duke përfshirë dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Gorbaçovi punoi me presidentin e SHBA Ronald Reagan për të pakësuar tensionin politik dhe ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Duke vepruar kështu, Gorbaçovi ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1990 Gorbaçovi mori Çmimin Nobel për Paqen për “rolin e tij udhëheqës në procesin e paqes” në Evropë. Mikhail Gorbachev dha dorëheqjen nga presidenca e Bashkimit Sovjetik më 25 dhjetor 1991. Po atë ditë, Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari. ©LAPSI.al