I dha fund lidhjes me Aleksandros, Erida zbulon arsyen

Erida dhe Aleksandros ishte një nga çiftet më të dashura nga publiku në edicionin e parë të “Love Island Albania”, por duket se romanca e tyre nuk ka zgjatur shumë. Ata i kanë dhënë fund lidhjes pak muaj pas përfundimit të spektaklit dhe lajmin e ka konfirmuar vetë Erida.

“Unë dhe Aleksandros u ndamë. Shfaqet e tij LIVE në Tik-Tok janë më të rëndësishme”, -shkruan Erida në një njoftim në rrjetet sociale, duke treguar se ajo nuk ka qenë prioritet nga ana e Aleksit.

Pak ditë më parë, ajo postoi një foto me një bluzë ku shkruhej: “Ish-i im është fansi im më i madh.”

Pas saj, edhe Aleksandros ka postuar një foto të një djali që mbante veshur një bluzë ku shkruhej po e njëjta gjë.

popart.al