“I damkosim si “kurva’ femrat e abuzuara”- Tuna jep mesazhin e fortë dhe ‘godet’ shoqërinë: Trupat e tyre nuk janë pronë private e meshkujve

Tuna ka dhënë një mesazh të fortë pas zbulimit të rasteve tronditëse të përdhunimit në Shqipëri.

Këngëtarja është shprehur se fajin e ka shoqëria dhe se femrat ‘abuzohen’ që në momentin kur lindin.

Ajo shton se femrave u kërkohet të kenë kujdes pasi meshkujt nuk kanë faj pasi “kjo është natyra e tyre” ndërsa këta të fundit i komplimentojnë duke i thënë “të ka baba çun”.

Tuna bën apel që kjo gjë të marrë fund dhe femra e abuzuara të mos damkosen si kurva por të mbrohet e kriminelët që i përdhunojnë të futen në burg e jo të jenë të lirë.

Postimi i plotë:

Besoni Viktimën jo Abuzuesin❗️ Abuzimi i femrave ne Shqipëri nuk është lajm i ri. Femrat abuzohen çdo ditë. Në familje, shoqëri, punë e shkollë. Femrat abuzohen që kur lindin, që kur u thuhet “të ka baba çun” se ky është kompliment!

Femrat abuzohen sa herë që ju thuhet “Ai nuk ka faj, ai është mashkull, ai atë natyrë ka! Por ti ki kujdes! Ti mos…” Femrave ju thuhet vetëm “Mos”! Mos kthe fjalë se je femër! Mos shaj! Mos u vish kështu, mos u ashtu! Se po i bere këto e të përdhunuan fajin e ke ti!

Femrat ne i abuzojmë sa herë që kriminelë që i përdhunojnë, rrahin, shantazhojnë i nxjerrim të lirë rrugëve. U japim një mundësi të dytë, të tretë, të katërt, për të krijuar më shumë viktima! Kurse femrat që u abuzuan i damkosim si “kurva”. Kjo duhet të marrë fund! Turp nuk duhet të ketë viktima, duhet të ketë abuzuesi! Frikë nuk duhet të ketë viktima duhet të ketë abuzuesi! Nuk duhet të mësohet femra të ketë kujdes, duhet të mësohen meshkujt që trupat e femrave nuk janë pronat e tyre private.

Boll e trajtuam përdhunimin e pedofilinë si vese! Janë krime e si të tilla duhen dënuar e gjykuar, moralisht e ligjërisht!🤬

/Panoramaplus.al