I aftë jo vetëm për gola: Lautaro inauguron restorantin e ri duke vallëzuar me Correan e Tagliaficon

Kohë pushimesh, por edhe projektesh për Lautaro Martinez. Në fakt, sot hapet për publikun “Coraje”, restoranti i ri i argjentinasit dhe Agustina Gandolfos. Megjithatë, Toro dhe partnerja e tij e inauguruan atë ditën e djeshme me një event privat ku morën pjesë miq dhe disa bashkëlojtarë të kombëtares argjentinase, mes tyre edhe Joaquin Correa, i cili mbërriti me të dashurën e tij.

Lokali ndodhet në qendër, në Brerë, pak larg shtëpisë së çiftit, të cilët prej disa kohësh u larguan nga banesa që kishin në zonën e City Life. Edhe në kohën e drekës, sulmuesi i Interit ishte në restorant, duke ndjekur përgatitjet e fundit. Krahasuar me ditën e djeshme, në fakt është vendosur edhe hapësira e jashtme, e kompletuar me tavolina dhe çadra.

Dje, nga ana tjetër, pati një dolli mes disa miqve të ngushtë në një mbrëmje në të cilën Toro, Correa dhe Tagliafico, mbrojtësi i Ajax dhe Seleccion, improvizuan gjithashtu një kërcim të postuar më pas nga i zoti i festës e gjithashtu edhe nga Carolina Calvagni, partnerja e Tagliaficos dhe mikeshë e ngushtë e Agustinës.