Humbi virgjërinë kur ishte 12 vjeç, Lilly Allen: Të kryesh marrëdhënie me një fëmijë është krim edhe kur ajo do

Lilly Allen ka zbuluar se ka humbur virgjërinë kur ka qënë vetëm 12-vjeç dhe kujton që babai i saj, Keith Allen, ka lajmëruar policinë kur e ka zbuluar.

Nëna e dy vajzave, e cila është e martuar me aktorin David Harbour, që prej vitit 2020-të, ka treguar se e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur kur ajo ka qënë me pushime me babin dhe vëllain e saj.

“Unë në fakt u zhduka. Shkova në dhomën e tij të hotelit. Humba virgjërinë me një djalë nga Brazili, quhej Ferndando. Dhe isha vetëm 12-vjeç. Që prej asaj kohë nuk kam folur kurrë me të”.

“Ishte një traumë e vërtetë dhe pas kësaj ngjarje nuk kryeva marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë”.

Të kryesh marrëdhënie me një fëmijë 12-vjeç është një krim pavarësisht faktit që mund të biesh dakord.