Humbën jetën në aksidentin tragjik/ Pas identifikimit, trupat e Kobe Bryant, vajzës së tij dhe 7 të vdekurve u dorëzohen familjarëve

Trupat e Kobe Bryant, vajzës së tij Gianna dhe 7 personave të tjerë të vrarë në aksidentin tragjik ajror muajin e kaluar në Calabasas u janë dorëzuar familjarëve të tyre.

Javën e kaluar u bë i mundur edhe identifikimi zyrtar i nëntë viktimave të aksidentit të 26 janarit.

Përveç Bryant dhe vajzës së tij Gianna në përplasjen e helikopterit humbën jetën:

  • Piloti Ara Zobayan, 50 vjeç
  • John Altobelli, 56 vjeç, trajneri i bejsbollit në Orange Coast College në Costa Mesa, së bashku me gruan e tij 46-vjeçare, Keri dhe vajzën e tyre 14-vjeçare Alyssa, shoqe e skuadrës së Giannas
  • Sarah Chester, 45 vjeç dhe vajza e saj 13-vjeçare Payton, e cila gjithashtu luante në të njëjtën skuadër me Giannan dhe Alyssan
  • Christina Mauser, 38 vjeç, asistente e trajnerit në Mamba Sports Academy.

Kobe-2

Grupi po udhëtonte drejt Thousand Oaks për një lojë basketbolli ditën kur helikopteri u rrëzua.

Kobe-3

Shkaku i aksidentit po hetohet ende.

Ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një defekt në helikopter apo përplasja ndodhi për shkak të kushteve të motit.

Kobe-4