Hugh Grant rrëfen betejën me Covidin: Nuhasja plehrat, thashë se u çmenda

Hugh Grant mendoi se po çmendej pasi u infektua me Covid-19.

Aktori më intervistën e tij të fundit tregon se i kishte humbur shija e nuhatja, një nga simptomat e këtij virusi dhe nuhaste plehrat dhe lulet me shpresën se do e ndjente erën e tyre.

Grant e kaloi virusin së bashku me gruan e tij Anna Eberstein.

“Gjithçka filloi me djersitje, pulsim dhe ënjtje sysh. E mbaj mend shumë mirë ndjenjën e ngushtimit në kraharor. Më dukej sikur një burrë i rëndë ishte ulur në kraharorin tim. U alarmova dhe një ditë fillova të nuhas gjithçka, nga lulet tek plehrat. Por nuk nuhasja asgjë. Isha aq i dëshpëruar sa do i merrja erë edhe sqetullave të ndokujt vetëm që të nuhasja sërish”-tregoi aktori.