‘Hostel 1 euro, ushqim falas!’ Julian Lala ndan eksperiencën e pazakontë në Bali

Julian Lala, apo thjesht Juli, njihet për vlogjet me udhëtimet e tij në vende të ndryshme të botës. Që pas pjesëmarrjes në “Përputhen”, Juli është kthyer në një personazh edhe më të njohur dhe të pëlqyer me karakterin e tij.

I ftuar në “Shije shtëpie”, Juli ka ndarë eksperiencën e tij në Bali në Indonezi ku qëndroi një muaj.Këtë eksperiencë në tokën e largët aziatike, Juli e cilëson “ekstreme” por me kosto të pakta.

Julia ka treguar se ka gjetur edhe fluturime me 70 cent, ndërsa bileta më ‘e shtrenjtë’ që ka paguar është 100 euro.

“Në Indonezi kam qenë një muaj dhe ka qenë më ekstrem sepse kam qenë në Bali të Indonezisë dhe thjesht shkova. Do shkoj në Indonezi, thashë, okej do shkoj. Mora biletën, për një javë isha atje dhe shkova atje dhe ndenja një muaj. Për një muaj nuk e dija se çfarë do bëja se pse ta organizosh? Unë s’e di, çdo plan që do bëj unë do jetë më i keq se ai që do bëja po të isha live atje. Dhe po i shikoja gjërat që si atje, merrja një motorr diku 70 Euro në muaj edhe bëje një bisedë me ata që kanë një vit që jetojnë atje për shembull, thoshin “me 30 ta gjeja unë” për shembull, gjeje një hostel me 2 Euro, “ta gjej unë me 1 Euro”. Gjeje edhe vende ku mund të haje falas dhe lije sa lekë të doje ti, kur të doje, por laje edhe enët për shembull, edhe tavolinën. Kishte ca gjëra që mbase ekzistojnë këtu, unë e kam parë se si mund të funksionojë kjo gjëja që të mësosh dy gjëra më shumë si njeri që si mund të bëjmë diçka të tillë që të gjithë njerëzit të hanë falas.”