Horror në cirk/ Akrobatja ra për vdekje pasi burri i saj nuk arriti ta kapte para audiencës (Video)

Një akrobate kineze ka vdekur pasi u rrëzua për vdekje gjatë një shfaqjeje akrobatike.

Akrobatja, e quajtur Sun, ra teksa po jepte shfaqe me trapez fluturues në qytetin Suzhou në provincën qendrore Anhui.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë se gjimnastja bie në një fazë të vështirë pasi një lëvizje shkoi keq me partnerin e saj akrobatik, i cili është edhe bashkëshorti i saj. Ajo nuk arriti ta kapej me këmbë gjatë një marifeti.

Ajo u dërgua në spital ku përpjekjet e mjekëve për t’i shpëtuar jetën dështuan. Faqja e njohur e lajmeve The Paper raportoi se ajo la pas dy fëmijë.

Zyrtarët thonë se një hetim është duke u zhvilluar për ngjarjen.

Sipas The Paper, Sun dhe bashkëshorti i saj, me mbiemrin Zhang, kishin punuar së bashku për shumë vite dhe shpesh kishin performuar pa rripa sigurie “për hir të shfaqes së mirë”.

Pamjet kanë tmerruar njerëzit në Kinë dhe megjithëse përdoruesit e mediave sociale në vend kanë pranuar se akrobaci mbart një nivel të lartë rreziku, ata gjithashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre për masat e dobëta të sigurisë të industrisë.

Disa në rrjetin social Weibo kanë komentuar se kanë parë shfaqje të ngjashme të zhvillohen në vend pa tapet apo rrjetë sigurie dhe po bëjnë thirrje për rregullim më të mirë në industri.

Gazeta ndau pamjet e arkivës së çiftit, të cilët shihen shpesh duke kryer marifete në lartësi të mëdha dhe thjesht duke u mbështetur në forcën e njëri-tjetrit për mbijetesë.

Top Channel