Horoskopi i datës 4 korrik 2019 nga Susan Miller

Dashi
Me Uranin që grindet me Hënën, do të ishte mirë të mos dilni në konkluzione të menjëhershme për ato që do t’ju thonë. Dëgjojini argumentet e të tjerëve, edhe pse brenda jush keni një ndjenjë të fortë rebelimi, që ju shtyn t’ju kundërviheni.

Demi
Me Plutonin që ndikon, sjellja jo e duhur mund të konsolidohet në vend që të jetë diçka e rastit. Pyesni veten, nëse e dini, si do të reagonte partneri. Mos u përzieni me gjëra që nuk ju takojnë dhe në lidhje me këtë bëni një sqarim.

Binjakët
Me favorizimin e Jupiterit, nëse jeni në kërkim të një pune, dijeni se fati mund t’ju trokasë në derë. Mos rrini duarkryq. Sot mund të hapni një kapitull të ri në lidhjet tuaja dashurore me personin e zemrës.

Gaforrja
Do të gaboni me kokëfortësi për mbrojtur qetësinë tuaj, por partneri, duke e kuptuar, do t’jua falë. Me pak fjalë do të jeni edhe më të bashkuar se më parë. Mos jini koprrac kur vjen puna për të treguar dashurinë tuaj. Njerëzit që ju rrinë në krah e meritojnë plotësisht.

Luani
Hëna pozicionohet me Venusin dhe Marsin. Do të keni zënka me një familjar që këmbëngul që gjithçka shkon mirë, ndërsa në realitet ka tensione të fshehura. Në dashuri duhet të kini kujdes që të mos ndërlikoni atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.
Virgjëresha
Me Venusin, Marsin dhe Uranin kundra paralajmërojnë një ngritje të menjëhershme tensionesh, si edhe ndonjë vendim që mund të merret në mënyrë të pakontrolluar. Nguliteni mirë në mendje se gjaknxehtësia dhe paragjykimet mund të ndikojnë që të bëni më shumë sesa një gabim.

Peshorja
Me ndikimin e Hënës, priten ulje dhe ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare, por jo përballje zënkash. Çlirohuni nga të tjerët! Veproni sipas mendjes së juaj një çdo mjedis, po u dashur fare t’i përshtateni ritmeve të të tjerëve.

Akrepi
Do të jeni nismëtar, në këtë ditë bukur, i iniciativave të bukura në grup. Do të argëtoheni jashtë mase, duke harruar çdo shqetësim. Aftësia juaj për të dëgjuar kërkesat e partnerit dhe t’i plotësoni dëshirat do të forcojë lidhjen.

Shigjetari
Hëna nuk ka shumë gjëra për t’ju thënë. Nga ana tjetër Merkuri dhe Venusi ju mbikëqyrin dhe i bëjnë gjërat më të thjeshta. Me mbështetjen e vyer të planetit të dashurisë, do të tejkaloni keqkuptime të rastit me partnerin.

Bricjapi
Të jeni më të dashur nuk ju bën veçse mirë. Padyshim, do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Mos e harroni rëndësinë e bashkëveprimit dhe ndarjes së sukseseve dhe dështimeve.

Ujori
Me Jupiterin që ju mbështet, nëse keni ndonjë ide të bukur që ju shkon ndërmend, vëreni në veprim. Do t’ia dilni të gjeni edhe aleatë. Familja do të jetë imponuese mbi një temë të caktuar, ndaj është me vend të vendosni limite.

Peshqit
Një person ju tërheq së tepërmi e për rrjedhojë do të bini në kurthin e dashurisë, duke u ushqyer me iluzione dhe ëndrra. Por ndërkaq e keni vetë në dorë nëse kjo dashuri do të materializohet. E rëndësime është të tregoheni në çdo çast vetja juaj.