Horoskopi i datës 21 korrik 2019 nga Susan Miller

Dashi
Vështirësi të vogla plotësisht të papritura do t’ju shkaktojnë pak probleme, edhe pse dini t’i përballoni shumë mirë me kokën lart. E keni lumturinë shumë afër, prandaj mos lejoni asgjë dhe askënd t’jua marrë.

Demi
Gjeni pak kohë për personin që doni, përpiquni të keni dialog. Do të jetë mënyra më e mirë për të tejkaluar ndonjë tension të mundshëm. Pa shtytjen e duhur emocionale edhe rezultatet mund të mos jenë në lartësinë e duhur.

Binjakët
T’ia nisësh me këmbë të mbarë është thelbësore, nëse bëhet fjalë për një histori e re. Por ju e keni mendjen gjetiu dhe nuk dini mirë se çfarë të vendosni. Të merrni një vendim për diçka, ju duket e pamundur në këtë moment. Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të prisni.

Gaforrja
Dita do të nisë mirë, falë bashkëveprimit të Hënës. Ndjeshmëria juaj do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjet më të thjeshta, por edhe të duhurat. Bëni kujdes ndaj afateve të fundit të muajit dhe ndaj mesazheve të rëndësishme që mund të kalojnë pa u vënë re.

Luani
Po mendoni se si ta bëni sa më të veçantë fundjavën? Fillimisht mendoni për një organizim me miqtë dhe synoni të shkoni në një plazh të qetë. Shpresoni të kënaqeni dhe falë kontributit të përbashkët të miqve, do ia dilni!

Virgjëresha
I keni besuar një personi që e keni njohur së fundmi dhe tashmë jeni të zhgënjyer nga sjellja e tij jo shumë korrekte. Mashtrimi i faturohet edhe qëndrimit tuaj. Mos e ndërlikoni më tej situatën, mos e prishni ditën dhe pranoni çdo pasojë.

Peshorja
Mos lejoni që ndonjë dyshim i vogël t’ju ndryshojë mendjen, nëse jeni të sigurt në rrugëtimin tuaj dhe keni planifikuar gjithçka me kujdes. Mos u ngadalësoni ose do të humbisni avantazhin. Ecni përpara në rrugën tuaj pa u shpërqendruar.

Akrepi
Falë mirësisë së Hënës në harmoni me Plutonin dhe Venusin, mund të keni më shumë vullnet për të përmirësuar fushën e ndjenjave dhe të dashurisë. Në shtëpi keni një atmosferë të qetë, duke qenë se dini si ta krijoni.

Shigjetari
Ndjenja juaj për drejtësi do t’ju ndihmojë të zgjidhni me shpejtësi një çështje delikate, në të cilën nuk do të kishit dashur fare të ishit përfshirë. Pak rëndësi ka nëse mënyra juaj e të vepruarit nuk arrin të kënaqë gjithkënd. Ajo që ka rëndësi është integriteti juaj.

Bricjapi
Bashkëveprimi i Hënës në lidhje me Plutonin, bën që të jeni i pandalshëm përgjatë rrugës së ndërmarrë dhe nuk do të ndaloni edhe përpara të papriturave. Me ngadalë, por në mënyrë të pashmangshme, do të anashkaloni pengesën për të shkuar drejt qëllimit.

Ujori
Ju rikujtojmë se është data 21 dhe ndoshta po vjen edhe momenti për të kontrolluar llogaritë e shpenzimeve. Mos harroni: më mirë të mendoni fillimisht për detyrat dhe pastaj për kënaqësitë, ose mund të humbni një ngjarje të rëndësishme.

Peshqit
Të mbështetur nga Venusi, do të jetë e lehtë të shkoni mirë me partnerin edhe pas një zënke të vockël; të ziheni, nuk do të thotë se nuk duheni! Jeni gati të hapni rrugë për personin tuaj të zemrës, pasi për ju dashuria vjen para çdo gjëje.