Horoskopi i datës 15 korrik 2020

Dashi
Do të keni një dëshirë të madhe për ndryshim, sidomos nëse nuk jeni të kënaqur në dashuri. Nga ana tjetër mund të mërziteni shumë shpejt, pasi nuk do të gjeni stimuj frymëzues. Lidhjet me të lindurit e shenjës së Demit dhe Peshqve, do të shkojnë drejt shuarjes. Megjithatë, këshillohet që të mos përfshiheni në një vorbull e cila do të ketë shumë.

Demi
Ditët e fundit kanë qenë të mbushura me tension, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Po të veproni me dinakëri dhe vigjilentë, në sferën profesionale ose ndoshta po mundoheni të përshtateni me situatat e reja. Ka edhe nga ata që kanë përjetuar një krizë personale ose fizike. Ju i pëlqeni ndryshimet, por nuk jeni në gjendje që t’i menaxhoni.

Binjakët
Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të përballoni pa humbur kohë debate apo keqkuptime. Megjithatë e premtja mund të sjellë një rënie fizike. Këshillohet që t’iu përkushtoheni më shumë përmirësimit të raporteve private, duke lënë mënjanë sferën profesionale dhe problemet financiare, të cilat sjellin vetëm ankth dhe dyshime.

Gaforrja
Kjo e mërkurë nuk sjell ndonjë zhvillim të rëndësishëm, sidomos në dashuri. Nga ana tjetër mund të jeni përballur me një problem, për të cilin ka ardhur momenti që ta kapërceni. Nga pikëpamja fizike situata do të jetë e përmirësuar. Bëni kujdes me dietën ushqimore dhe me bisedat e përgjithshme, pasi mund të thoni më shumë seç keni planifikuar.

Luani
Në momentin që inatoseni dhe doni që të përmirësoni raportin në çift, do të thotë që për ju ka vërtetë rëndësi njeriu që keni pranë. Mos harroni se baza e një marrëdhënieje të shëndetshme është komunikimi dhe më pas, zgjidhja e situatave. Caktoni një takim sot dhe flisni gjerë e gjatë për problemet tuaja.

Virgjëresha
Ndikimi i yjeve gjatë kësaj të mërkure, do të bëjë që të ndiheni të lodhur, gjë që mund të çojë në vendimin për të kaluar një periudhë vetëm, duke shmangur në këtë mënyrë situata stresuese. Këshilla më e mirë për ju, është që të shmangni veprimet e rrezikshme dhe të mendoni vetëm për veten tuaj.

Peshorja
Është një ditë e veçantë, e shoqëruar me ndonjë dyshim, si pasojë e momenteve të vështira që keni kaluar. Jeni në kërkim të një ekuilibri të brendshëm, gjë që nuk do e arrini lehtësisht. Mundohuni që të ruani qetësinë. Situata do të përkeqësohet, nëse jeni të rrethuar nga persona me të cilët nuk bashkëpunoni.

Akrepi
Do të përjetoni ndonjë tension më shumë gjatë kësaj dite. Këshillohet që të dëgjoni më shumë trupin tuaj dhe të ndiqni ambiciet. Ka ardhur një lajm të cilin e prisnit prej kohësh lidhur me sferën profesionale. Kush ka një aktivitet të vetin, duhet të përkushtohet më shumë për të sqaruar situatat. Fatkeqësisht, kjo e mërkurë nuk do ju gjejë në performancën tuaj maksimale.

Shigjetari
Jeni të prirur që të çoni përpara situata tejet të komplikuara edhe për situatat më të vështira. Nuk jeni natyrë që pëlqeni të rrini në vend, por doni të guxoni. Gjithsesi, sot është momenti të gjeni rehatinë dhe të mos kërkon të ndryshoni botën. Fokusohuni te vetja dhe kujdesuni për mirëqenien tuaj.

Bricjapi
Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur me emocione të reja pozitive. Nëse ndjeni nevojën për të jetuar një pasion të madh, duhet të ndiheni të çliruar. Dikush mund të jetë privuar ndaj një personi, tek i cili ka pasur dyshime, por kjo ditë do të ofrojë mundësi rikuperimi. Kjo ditë është mjaft e favorshme, sa i takon sferës profesionale.

Ujori
Do të ndjeni tension në ajër, për shkak të ndikimit të Hënës, e cila do të ndërhyjë në çështjet familjare dhe sentimentale. Këshillohet që të shmangen tensionet në dashuri. Edhe nëse partneri thotë një fjalë më shumë, mos u hidhni menjëherë në sulm. Bëni kujdes edhe sa i takon gjendjes fizike.

Peshqit
Kush ka mbyllur një raport në të kaluarën apo ka jetuar një ndarje, tashmë do të ndihet më i qetë. Ndikim të favorshëm do të ketë edhe hëna. Këshillohet që të shmangni shqetësimet lidhur me situatën profesionale dhe çështjet ekonomike. Bëni kujdes që të mos përfshiheni nga pesimizmi, pasi e keni ju situatën në dorë.