I hodhi cigaren tek performonte, Ledri Vula tenton ta rrahë fansin gjatë koncertit (VIDEO)

Reperi i njohur Ledri Vula, si asnjëherë tjetër, ka treguar anën e tij të egër në njërin prej koncerteve të fundit. Hedhja e një cigareje në drejtim të tij ndërsa po performonte, si duket e acaroi jashtë mase Ledrin. Ky veprim ndaj tij u bë shkas, që reperi të reagonte në drejtim të personit, në një formë mjaft të ashpër. Një video që reperit i’u publikua në Instagram, tregon më së miri reagimin e tij, ndërkohë që nuk janë të pakta komentet negative për gjestin e bërë ndaj Ledrit, shkruan Express. Por, nuk ishin të paktë edhe komentuesit të cilët nuk arsyetuan reagimin e reperit të njohur.