Historia e pazakontë e Celine Dion dhe Rene Angelil

Historia e dashurisë së një prej ikonave të muzikës, Celine Dion dhe Rene Angelil është një histori e pazakontë jo vetëm për shkak të diferencës së moshës mes patnerëve por edhe kohës së gjatë që ata njiheshin bashkë.

Celine Dion dhe Rene Angelil kanë qënë pa diskutim një nga çiftet më të komentuar të showbizit. Martesa e tyre zgjati 21 vite, kjo një gjë jo fort e zakontë për Hollywood-in, derisa Angelil u nda nga jeta në 2016.

Ka qënë revista “Vogue” ajo që ka zbardhur disa fakte të reja në lidhje me këtë martesë të komentuar jo pak, për shkak të 26 viteve diferencë moshe mes patnerve.Kjo ka qënë arsyeja kryesore pse çifti e ka mbajtur lidhjen të fshehtë për shumë kohë.

Ata u njohën kur Dion ka qënë vetëm 12 vjeç dhe ai ishte mentori i saj. Në vitin 1987, këngëtarja që në atë kohë ishte 19 vjeçe foli për herë të parë për lidhjen e saj me Rene Angelil.

Shtatë vite më vonë, në 17 dhjetor 1994 ata kurorëzuan martesën e tyre në Bazilikën e Notre-Dame në Montreal.

Që nga koha e ndarjes nga jeta e bashkëshortit, Celine është parë në shoqërinë e shumë meshkujve por zyrtarisht ska pranuar asnjë lidhje.

(o.l./dosja.al)