Hiqet nga YouTube kënga “Gjendja” e Ledri Vulës, ku protagoniste në klip ishte Sara Hoxha

Ai u përfol për një ndarje nga partnerja e tij, Sara Hoxha, ndonëse nuk është konfirmuar akoma nga ana e tyre.

Ndërkohë që po vazhdojnë spekulimet, reperi ka bërë një tjetër veprim që ka marrë vëmendje së fundmi.

I njëjti ka fshirë nga YouTube këngën “Gjendja”, ku protagoniste në klip ishte partnerja e tij.

Ata realizuan klipin në Itali, gjersa pati edhe disa momente romantike e intime mes tyre në këtë video.

Duket se me një kërkim të vogël, ky projekt tashmë është larguar nga platforma YouTube.

Ledri dhe Sara theksojmë se kanë bashkë një vajzë të quajtur, Poem Blu. /Telegrafi/