Helmoi vjehrrën me fotoksinë, ja me sa vite burg u dënua Marjana Çmeta!

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 32 vjet burg, Marjana Çmetën, nusen që helmoi vjehrrën duke i marrë kështu jetën.

Para trupës gjykuese, ajo e ka mohuar akuzën duke thënë se është e pafajshme.

Ngjarja ka ndodhur në 2017, ku pas konflikteve të vazhdueshme nusja helmon vjehrrën.  Pas vrasjes ajo është rrëfyer te hoxha, ku ka zbuluar se çfarë ndodhi atë ditë, ndërsa lutej që ajo të vdiste dhe të mos merrej vesh e vërteta./E.B-dritare.net