“Hell’ Kitchen” guzhina e…martesës, Renato do ti jap fund beqarisë në sezonin e ri

Në muajin tetor do të nisë sezoni i dytë i “Hell’s Kitchen Albania” dhe shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, ka premtuar se do të sjellë surpriza të mëdha.

Krah tij këtë do të jenë Ani Alku dhe Albana Dulellari, të cilat do ta shoqërojnë gjatë gjithë sezonit, mirëpo surprizat s’mbarojnë me kaq.

Renato-2

Më herët, shef Renato lajmëroi në rrjete sociale se këtë sezon do të martohet “Hell’s Kitchen” dhe mesa duket e paska seriozisht!

Pasi publikoi foto duke provuar kostumin e dhëndrit, Renato ka folur sërish për dasmën.

Renato-3

Në një postim në InstaStory të ruajtur nga “iconstyle.al”, ai ka treguar se dasma do të bëhet që ç’ke me të dhe kjo do të ndodhë në emision!

“Dasma do të bëhet… Nuk ka kthim mbrapa! Dhe do të bëhet në “Hell’s Kitchen”. Premierë në tetor në “Hell’s Kitchen”- janë fjalët e Renatos në postim.

Mbetet të presim për të mësuar se në cilën datë do të nisë emisioni dhe për të parë se cila është vajza me të cilën do të kurorëzohet publikisht shefi i kuzhinës