Hekuran Krasniqi dhe Vani Gjuzi sjellin modën e re të muzikës së dasmave!

Një kolazh me këngë popullore është publikuar këto ditë nga Hekuran Krasniqi, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur nga Tirana, Vani Gjuzi. Ky kolazh me kompozim të Hekuran Krasniqit, plot ritëm i dedikohet krejtësisht atmosferës së dasmave shqiptare me motive popullore nga Jugu në Veri, e nën interpretimin e shkëlqyer të dy këngëtarëve të mirënjohur e profesionistë. Kolazhi i Krasniqit nga Prishtina dhe Gjuzit nga Tirana do të sjellë risi në eventet familjare dhe jo vetëm, në Shqipëri e Kosovë.