Heidi Klum ndan dietën e saj, ha vetëm 900 kalori në ditë

Heidi Klum ka zbuluar disa detaje rreth zakoneve të saj aktuale të dietës. Ish-modelja zbuloi se ajo merr vetëm 900 kalori në ditë. Sasia ditore e rekomanduar për të rriturit mesatarisht është 2000 kalori.

Për më tepër, Heidi tha se mëngjesi i saj me pak kalori zakonisht përbëhet nga tre vezë të ziera në lëngun e ngrohtë të pulës.

Por gjërat nuk u ndalën me kaq, një ndjekës guxoi ta pyeste se cila ishte pesha e saj aktuale, për të cilën ish-engjëlli i Victoria’s Secret iu përgjigj hapur duke postuar një video të shkurtër të këmbëve të saj në një peshore dixhitale që shkruante 62 kilogramë.

Nëna e tre fëmijëve, e cila gjithmonë ka folur për kujdesin për trupin e saj duke pasur zakone të shëndetshme të të ushqyerit, ka rrëfyer në të kaluarën se nuk ka ngrënë kurrë pas orës 20:00.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo inkurajoi ndjekësit e saj që të ushqehen shëndetshëm gjatë pushimeve në Capri të Italisë, duke shpërndarë foto duke pozuar me një pjatë frutash.