Hapet testameni i Silvio Berluskonit, ja për kë shkoi pasuria marramendëse!

Testamenti i shumëpritur i Silvio Berluskonit i cili u nda nga jeta disa javë më parë, është hapur. Më parë ai është hapur në praninë e dëshmitarëve me praninë e avokatit të firmës dhe konsulentit të grupit “Fininvest”. Më pas është hapur në praninë e familjes.

Fininvest, i cili kontrollon grupin televiziv dhe Mondadori, si dhe një pjesë të madhe prej 30% në Banca Mediolanum, mbetet në duart e familjes. Marina e Pier Silvio, fëmijët nga martesa e parë e ish-kryeministrit italian, do të kenë sidoqoftë më shumë kontroll me 53% të aksioneve.

100 milionë euro shkojnë për partneren e tij Marta Fascina, e cila duket do të vazhdojë të ketë edhe një pjesë të rezidencës në vilën historike San Martino di Arcore dhe po të njëjtën shumë e ka lënë dhe për vëllain e tij Paolon. Në portofolin e madh të pasurive të paluajtshme, që përfshin ndër të tjera rezidencat luksoze në Karaibe, është edhe Villa Certosa në Sardenjë, pronë që sipas burimeve pranë familjes, do të shitet shumë shpejt.