Hapet karta e parë e Sanremo 2022: Kush do prezantojë me Amadeus?

Ky është edicioni i tretë që drejtohet nga Amadeus dhe i dyti që kërcënohet nga Covid-19, por asgjë s’do i ndalë organizatorët të realizojnë Sanremo 2022 në datat 1-5 Shkurt. Me transmetim në Rai 1, festivali më i rëndësishëm i muzikës italiane sipas ‘Repubblica’ do prezantohet nga Maria Chiara Giannetta, e cila është krejt e freskët nga suksesi në ‘Blanca’ një sukses fantazi i Rai 1.

Emra të tjerë që thuhet se do ngjiten krah Amadeus në skenë janë: Alessia Marcuzzi, Miriam Leone dhe Matilda De Angelis./revistawho.com