“Hajt në na rrojë B…”/ Ylli Baka ironizon Donaldin dhe Romeon?

Ylli Baka është një nga këngëtarët më të dashur të muiukës popullore që herë pas here sjell edhe bashkëpunime me kolegë të ndryshëm. Këngët e Yllit janë të gjitha hite që luhen në gëzime e festa familjare dhe jo vetëm.

E ndërkohë që thuajse çdo artist ka bërë projekt në bashkëpunim këtë verë, as Ylli Baka nuk ka mbetur mbrapa. I ftuar në “Pushime on Top”, Baka tha se do të publikojë një këngë me vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefin.

“Do të sjell një bashkëpunim, jo me vëllezërit pogradecar por me ata që të shkatërrojnë fare, vëllezërit korçarë”, tha Ylli.

“Meqenëse jemi në Vlorë mendova që do bëjë një këngë me vëllezërit binjakë”, e ngacmoi gazetarja Ylli Bakën, por ky i fundit ia ktheu: “Po ça të them unë, hajt të na rrojë Baftjari”.

Kjo përgjigje e Bakës lë vend për aludim se sipas tij binjakët Donald dhe Romeo Veshaj nuk janë këngëtarë.