Hajdutët bastisin shtëpinë e modeles shqiptare, vjedhin sende dhe bizhuteri me vlerë marramendëse

Disa hajdutë duket se e kanë pritur momentin që modelja e njohur Morena Taraku të largohet nga shtëpia e saj në Turqi që ta bastisin atë.

Ishte vetë ajo që ka bërë publike pamjet e bizhuterive të saja të shtrenjta që janë vjedhur.

‘Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë Sinpas’, është shprehur ajo.

Morena, për më tepër ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jeton aktualisht.