Grushte e shkelma bashkëshortes shtatzënë 8 muajshe, 40-vjeçari: Është gruaja ime, e godas kur dua!

“Ajo është gruaja ime, e godas kur të dua, i bëj çfarë të dua”.

Kështu u mbrojt një 40-vjeçar maroken me banim në Reggio Emilia para vjehrrës së tij, pasi kishte dhunuar gruan shtatzënë 8 muajshe.

Burri e kishte rrahur gruan e tij 32-vjeçare duke e goditur me shkelma në bark dhe duke e goditur me shuplakë e grushte në fytyrë.

Por gruaja fatmirësisht mundi të lajmërojë të ëmën duke i dërguar një foto në WhatsApp me shenja të dukshme dhune në fytyrë.

40-vjeçari u arrestua me akuzën e keqtrajtimit në familje dhe plagëve të rënda.