Gruaja udhëtoi nga Kina dhe u shtrua në QSUT, mjekja jep sqarime

Mjekja Najada Çomo ka sqaruar se në pavionin e Infektivit nuk është shtruar ansjë studente e dyshuar me koronavirus.

Sipas mjekes, bëhet fjalë për një grua, e cila kishte udhëtuar nga Kina 10 ditë më parë, ndërsa pas ekzaminimeve ka rezultuar me grip të thjeshët.

“Është e vërtetë që është shtruar një grua që ka udhëtuar në Kinë. Ajo rezulton se është infektuar nga virusi i gripit dhe nuk ka rrezik as për veten as për personat që e shoqërojnë. Nuk bëhet fjalë për studente, por për një grua që është shtruar.

Është bërë një deklaratë për shtyp, ku kanë qenë drejtueist e institutit të shëndetit publik, jemi të qartë se personi nuk është infektuar nga koronavirusi. Të mbyllet pjesa e panikut. Shqipëria betet vend me rrisk shumë të ulët”, tha Çomo për abcnews./Gazeta Liberale