Granit Xhaka 1 vit i martuar, ankthi që s’e lë të festojë

Si sot një vit më parë futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe partnerja e tij, Leonita i dhanë fund beqarisë. Pas dy vitesh fejesë, Graniti dhe Leonita vendosën ta kurorëzonin dashurinë e tyre. Në fakt, vitin e kaluar ceremonia ishte shumë private, megjithatë me anë të një seti fotografik shumë të ëmbël, çifti vendosën të tregonin se ishin martuar.Sot që mbushen një vit nga martesa e tyre, Graniti dhe Leonita gjenden të dy nën ankthin e ndeshjes së ‘Kampionatit Botëror’. Ditën e sotme futbollisti shqiptar që luan për kombëtaren e Zvicrës, do të përballet me Suedinë, një ndeshje e cila do të vendosë se cila skuadër do të vazhdojë më tej rrugëtimin.Megjithatë për Granitin diçka është e sigurt, sido që të shkojë ndeshja ai do të ketë një arsye shumë të fortë për të festuar pranë partneres së tij të zemrës, shkruan Who.