Graciano merr postin e ri në Top Channel

Balerini i njohur, Graciano Tagani është zhvendosur në një tjetër televizion ku ka marrë një post të ri.

Lajmin e ka dhënë vetë balerini me një postim në Instastory ku tregon se ka nisur punë të re në Top Channel.

Graciano-2

Ndërsa burime për “Blitz.al” kanë mësuar se Graciano do të jetë koreograf i emisionit “E diell”.

Madje atij i është besuar dhe një rubrikë e re në këtë emision. /Gazeta Liberale