“Gjysma ime më e mirë u largua nga unë” Humb të shoqen nga virusi, vrapuesi i njohur shqiptar rrënqeth me dedikimin

Një lajm i hidhur është sot ai që vjen për familjen e vrapuesit të njohur shqiptar Sotir Qiriaqi.

Mësohet se ky i fundit ka humbur bashkëshorten e tij Lorin për shkak të C OVID19.

Mes dhimbjes së madhe, Qirjaqi e ka dhënë vetë lajmin e trishtë.

“Lori gjysma ime më e mirë u largua sot nga unë përgjithmonë, mbas një beteje me C OVID. Nuk rezistoi dhe u nda nga jeta, nga unë, nga të dashurit dhe miqtë tanë”, shkruan ai.