Me gjoksin jashtë si Rozafa, Marina Fara provokon ndjekësit

Marina Fara mbetet pa dyshim një nga vajzat më të komentuara të showbizit, edhe pse nuk merret me art. Janë fotot që ajo poston në profilin e saj në Instagram që tërheqin vëmendjen pasi Marina shfaqet gjithmonë në super formë dhe super seksi. Me foton e fundit që ka postuar, Marina i ka lënë ndjekësit pa fjalë. Kjo për shkak se bluza që ajo ka veshur ka rënë nga supi duke bërë që bukuroshes me forma perfekte trupore, t’i duket komplet gjoksi, shkruan Alpeneës. Menjëherë kjo foto “alla Rozafa” ka marrë komente e komplimente të shumta, ku shumë prej ndjekësve kanë vendosur emoji të habitur.