Gjithë Instagrami sytë nga shtëpia e Chiarës, Leo takon motrën

Dy ditë më parë Chiara dhe Fedez u bënë prindër me ardhjen në jetë të Vittorias e duke qenë se jeta e tyre është shumë e përqëndruar tek rrjetet sociale, menjëherë pas lindjes lajmin e ndanë me fansat. Pas dy ditëve në spital, sot Chiara dhe Vittoria kanë ardhur në shtëpi, ku u mirëpritën me tollumbaca e zbukurime.

Djali i parë i çiftit, Leo ka takuar për herë të parë motrën dhe këto momente, Chiara i ka ndarë me ne duke treguar se i vogli e ka pritur me shumë gëzim Vittorian. Leo shihet duke e puthur në dorë motrën dhe i ka dhuruar një arush.

Me këtë rast Chiara ka publikuar edhe fotot e para si një familje prej 4 pjesëtarësh tanimë.

“Jeta jonë e re si familje prej 4 personash sapo ka nisur. Mirë se erdhe në shtëpi Vittoria”-shkruan blogerja.

Revista Who